MENU
klinika

Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

Omicron dhe Delta qarkullojnë në Shqipëri, Tomini: Kemi arritur pikun më të lartë

13.01.2022 - 12:11

Komiteti Teknik i Ekspertëve po flet në lidhje me situatën epidemiologjike në vend.

Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik tha se këto dy javë u shënua piku më i lartë i infektimeve në dy vite pandemi.

Ajo tha se gripi si dhe dy variantet e Covid, Delta dhe Omicron kanë përkeqësuar situatën dhe e bëjnë me të shpejtë përhapjen e Covid.

“Kjo rritje vjen nga variantet Delta dhe Omicron në vend por edhe mosrespektimit të grumbullimit për festat e fundvitit. Do të themi që aktualisht është edhe gripi, dhe dy variantet po bëjnë një qarkullim dhe një përhapje të shpejtë.

Fatmirësisht kemi qëndrueshmëri në shtrimet në spitale, nuk është reflektuar rritje e shtrimeve. . Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve”tha Tomi ndër të tjera.

Ndërsa në lidhje me vaksinimin Silva Bino u shpreh se këtë javë ka pasur një rritje të kërkesës për tu vaksinuar.

“Kemi pasur shifra të larta të vaksinimit të kësaj jave. 7.7% me tre doza sa i përket popullatës në 42.4% dhe kjo lidhet me javën që kaloi ndërsa me të dyja dozat jemi rreth 38% e popullatës.

Prirja e vaksinimit është në rritje, por duhet edhe më tepër. Kjo vihet re me përdorimin e vaksinës, edhe në vendet e rajonit dhe në vendet europiane. Ajo që kemi sfidë është vaksinimi i të rinjve ”tha Bino.