MENU
klinika

Temperatura të ulëta dhe ngrica

Pa energji elektrike, disa fshatra të Sarandës

24.01.2022 - 12:16

Në një kohë kur temperaturat në të gjithë vendin kanë arritur nën zero, banorët e fshatrave të bregdetit të Sarandës prej orës 2 të mesnatës janë pa energji elektrike.

Pa energji kanë mbetur zona e Njësisë Administrative Lokove me fshatrat Borsh, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Nivicë, Shën Vasil etj.

Pavarësisht se banorët po kontaktojnë punonjës të OSHEE, nga ana e tyre nuk jepet një arsye për mungesën e energjisë dhe as se kur mund të rikthehet energjia në këtë zonë.

Nuk dihet nëse ky defekt lidhet me pasojat e motit të keq në atë zonë, apo është thjesht një defekt i pavarur.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin