MENU
klinika

Çfarë shoku!

Pas vajzës, Sabiani takon prindërit e Ilir Shaqirit

05.01.2022 - 12:56

Loja në shtëpinë e “Big Brother” prej vitesh ka bërë të mundur miqësimin e shumë banorëve brenda e disa prej tyre kanë vazhduar marrëdhënien e tyre edhe jashtë. Një rast i tillë është edhe ai i balerinit të njohur Iliri Shaqiri dhe Sabianit, këngëtarit të muzikës shqiptare.

Këto të fundit kanë nisur miqësinë brenda shtëpisë së “Big Brother”por edhe pse Sabiani u largua nga loja me vendimin e publikut, ai vazhdon të mbështesë shokun e tij nga jashtë.

Para pak ditësh Sabiani ka takuar vajzën e Ilir Shaqirit pas surprizës që ajo i bëri babit të saj brenda në shtëpinë e vëllait të madh. Ai e ka përcjellë Emilin në aeroport bashkë me djalin e tij.

Por këngëtari nuk është ndalur me kaq. Ai ka vazhduar të takojë të afërmit dhe njerëzit e dashur të koreografit të njohur dhe këtë herë ka vizituar prindërit e tij në shtëpinë e tyre.

“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, ka shkruar këngëtari, i ulur mes prindërve të Ilirit.

Veprimet e këngëtarit, takimet e realizuara, premtimet e mbajtura dhe mbështetja që ai i jep mikut të tij nga jashtë shtëpisë ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve dhe komentuesve, të cilët shprehin opinionin e tyre pozitiv nëpërmjet mesazheve dhe shkrimeve të publikuara në rrjete sociale.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain