MENU
klinika

Një bashkëpunim po vjen?

Pasi i publikuan foton me Noizy-n, Stresi bën reagimin epik

22.01.2022 - 08:30

Pas paqes që bënë para disa muajsh, një foto e Stresit dhe Noizyt në të njëjtën tavolinë, entuziazmoi fansat e reperëve.

Fotoja u publikua nga një personazh i njohur i rrjeteve sociale Kozaku.

Megjithatë, asnjë prej reperëve nuk kishte reaguar. Por Stresi vendosi të “thyente heshtjen”, duke bërë një veprim që po ashtu i befasoi ndjekësit.

Ai e postoi foton në Instagram, me një mbishkrim epik. “Sa është rrit Kozaku”, shkruhet krahas dy fotove, të viteve më parë, dhe foton e shkrepur zë fundmi. Po ashtu në postim, reperi ka shkruar:

“Si su poqe kurrë. Dhe atëherë e postove pa pyt, dhe këtë herë pa pyt. Tregoni dashuri, jo urrejtje. King Zino”, shkruan Stresi.

Postimi ka marrë mijëra komente, ku nuk mungoi as ai i Noizyt. “Hahahahahahahaha” ka shkruar reperi, ndërsa ndjekësit i përgëzojnë që kanë bërë paqe.

Pasi i publikuan foton me Noizy-n, Stresi bën reagimin epik

Nga ana tjetër, fansat janë bërë kuriozë nëse dyshja kanë në plan për një bashkëpunim, i cili do të rezultonte një hit i vërtetë.