Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Të njëjtin fat kanë dhe 28 anëtarët e tjetër të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë.
Pas 8 orësh mbledhje të jashtëzakonshme në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës, Kryesia e PD ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një prej tyre lidhet me protestën e thirrur nga Sali Berisha në datë 8 Janar, ku u tentua marrja e selisë së PD por plani dështoi.
Mbledhja filloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.
Kryesia e Partisë Demokratike, një nga strukturat më të larta të partisë, ka vendosur dhe përjashtimin nga kjo forcë politike të të gjithë anëtarëve të Grupit të Rithemelimit, i cili supozohej të merrte në dorë drejtimin e PD pas Kuvendit të 11 dhjetorit, të Sali Berishës.
Ish-kryeministri dhe lideri histrorik i PD është përjashtuar i pari. Më parë, ai është përjashtuar dhe nga çdo mundësi vendimmarrje në parti, përmes një mekanizmi që u fut në statut, që personate shpallur “non grata” të mops kishin asnjë rol në PD.
Më poshtë, newsbomb.al sjell emrat e 29 anëtarëve që tashmë nuk janë më pjesë e PD, sipas Kryesisë:
- Agron Shehaj
- Albana Vokshi
- Aldo Bumçi
- Arben Ristani
- Belind Kelliçi
- Blendi Himci
- Bujar Nishani
- Çlirim Gjata
- Edit Harxhi
- Edi Paloka
- Edmond Spaho
- Eno Bozdo
- Ervin Minarolli
- Evi Kokalari
- Flamur Noka
- Gent Deromemaj
- Genc Pollo
- Genti Strazimiri
- Rigels Mucollari
- Ivi Kaso
- Keltis Kruja
- Klevis Balliu
- Ledina Mandia
- Luan Baci
- Lorenc Luka
- Mimoza Hajdarmataj
- Oerd Bylykbashi
- Sali Berisha
- Tritan Shehu