MENU
klinika

Partnerja e Ronaldos

Përkrah më të adhuruarit dhe e pasur, Georgina: Më mungon kjo…

17.01.2022 - 17:46

Me dy binjakë dhe një seri në Netflix, jeta e Georgina Rodriguez mund të përkufizohet padyshim si përrallore. “Dikur shisja çanta, tani i koleksionoj”, – ka thënë kohët e fundit bukuroshja spanjolle, që e ka njohur Cristiano Ronaldo-n në 2016-ën kur punonte si shitëse.

30 milionë ndjekës në Instagram më pas, jeta e Georgina-s nuk mund të ishte më ndryshe. Por nuk është gjithçka që shkëlqen. Georgina ka zbuluar disa prapaskena mbi lidhjen me kampionin portugez në një intervistë të gjatë të dhënë për El Mundo.

“Falë dashurisë, jeta ime tani është një përrallë. Është shumë e rëndësishme të mos harrojmë kurrë se nga vijmë. E di çfarë do të thotë të mos kesh asgjë dhe e di se çfarë do të thotë të kesh gjithçka”.

Megjithatë, fama ka edhe aspekte negative. “Kjo është pjesa që më duket më e vështirë dhe më mungon më shumë. Të mund të shkoj në një dyqan ose supermarket siç shikoj të bëjnë shumë çifte”, ka shpjeguar Georgina.

“Ndonjëherë mendoj se kemi shumë gjëra të bukura, por është e vështirë të mos shkojmë dot në një lokal. Duhet të shkojmë gjithmonë në restorante të organizuar mirë që njerëzit të mos na shqetësojnë, nuk mund të shkojmë as në shkollë të marrim fëmijët. Kështu humb shumë gjëra që më parë kishe dhe me të cilat ishe mësuar” – përfundoi partnerja e Cristiano Ronaldos.