MENU
klinika

Çfarë u thotë ai fansave të filmit?

Përlotet aktori i njohur i Harry Potter!

05.01.2022 - 12:36

Aktori i Harry Potter, Robbie Coltrane u përlot dhe i bëri dhe fansat e tij e të filmit të qajnë gjithashtu pasi ai foli për filmin e suksesshëm edhe se si do të transmetohet ai brez pas brezi.

Aktori skocez nuk i mbante dot lotët pasi foli me dashuri për realizimin e filmave magjikë që e panë atë duke luajtur rolin e gjigantit të dashur Hagrid.

Duke folur gjatë ribashkimit të “HBO Max”, ‘Harry Potter: Return to Hogwarts’, ku shumica e aktorëve u ribashkuan, ai tha me emocion: “Është fundi i një epoke. Dhjetë vjet nga jeta ime. Fëmijët e mi janë rritur gjatë kësaj epoke. “

Robbie, pavarësisht se dukej i trishtuar, u përpoq të buzëqeshte ndërsa shtoi:

“Trashëgimia e filmave është se brezi i fëmijëve të mi do t’ua tregojë fëmijëve të tyre … Kështu që ju mund ta shikoni atë në 50 vjet, lehtësisht pa u përpjekur fare… Unë nuk do të jem këtu, për fat të keq … por Hagridi do të jetë.”,- tha ai.

Gjatë speciales gati dy-orëshe, Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson folën për Robbie-n që ishte shumë argëtues në xhirime teksa i kujtonin ato.

Pamjet nga prapaskenat e tetë filmave u shfaqën gjithashtu gjatë gjithë speciales.