Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një hotel, në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njofton se një 32-vjeçar, emri i te cilit eshte Fatbardh Dervishi, alias Doda ka qëlluar me armë në ambientet e një hoteli shtetasen Edis Koroveshi, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy ishin të dashur me njëri-tjetrin dhe mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Dyshohet se Fatbardhi ka qene ne gjendje të dehur dhe i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta. Si pasojë e kësaj e reja është plagosur në shpatull.
Djali pasi e ka plagosur të dashurën ka ikur nga hoteli dhe e ka lenë aty, tekas kanë qenë punonjesit e hotelit që kanë njoftuar Policinë. Më vonë polica ka njoftuar spitalin per autoambulancën.
Durrës/Informacion paraprak
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.