MENU
klinika

Simon Rrota

”Po shkruej për vedi e Shkodrën”

27.01.2022 - 13:16

        I them vedit këto fjalë; ke thye i pari akullin e vjetër, tue cilë rrugë të re për rininë, e cila, vetëm e vetëm prej mejet në Shkodër e pati fillesën…
Simon Rrota

“Po shkruej për vedi e Shkodrën”

Si sot në vitin 1961 u nda nga jeta një prej piktorëve të parë shqiptarë, Simon Rrota.

Simon Rrota u lind në vitin 1887 në Shkodër, në një familje katolike qytetare shkodrane.

Mësimet e para i mori në shkollën franceskane dhe më pas, iu drejtua shkollës italiane të artizanatit, duke frekuentuar ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos.

Ndihma intelektuale e At Gjergj Fishtës ishte bujare dhe mbështetëse. Simoni takimin e me At Fishtën e përshkruan kështu: “…Pater Gjergj Fishta, i cili ishte drejtor i shkollës franceskane .. u merrte me vizatim. E material pikture kishte mjaft. Më vinte turp se ishte hera e parë që do të flitshe me të. Dëshira që i paraqita për kërkesën e materialit e gëzoi shumë… më mori për krahu dhe më dha një sasi të mirë me lapsa, goma, letra vizatimi, modele të ndryshme”.

Simoni u kthye në Shkodër në vitin 1914. Kriza ballkanike, situata politike dhe ekonomike e asaj kohe në vend, e detyrojnë të punojë si fotograf, mësues, përkthyes i gjermanishtes dhe italishtes në shumë krahina të vendit, pa harruar asnjëherë pasionin e tij…

Piktura e tij, ai rrëfeu Shkodrën, qytetet që i përkiste: me historinë, natyrën, arkitekturën, kulturë e veshjet e kësaj treve, që u bë burim i krijmtarisë së piktorit.

Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, prej nga ku u njoh dhe u ndikua nga teknikat e mjeshtërve, si Rafaello dhe Caravaggio.

Pas kthimit në Shqipëri, do të punonte fillimisht si fotograf në Lushnjë, për t’u profilizuar gjatë gjithë trajektores së tij profesionale deri në daljen në pension, si mësues në gjimnazin shtetëror të vendlindjes së tij.

I pandashëm nga piktura, do të merrte pjesë në disa ekspozita në rang vendi, si dhe në disa aktivitete të kësaj natyre në nivel ndërkombëtar, ku u pohua autenticiteti i krijimtarisë së tij.

Tipikisht, si një artist i periudhës së Rilindjes, vepra e tij karakterizohet nga ndjenjat patriotike.

Pas çlirimit nga zgjedha turke, artisti do të mishëronte heroin kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, në përleshje me pushtuesit në tablonë “Beteja e Skënderbeut” (1916), si edhe në kompozimin e njohur “Skënderbeu në shtratin e vdekjes”.

Në koherencë me këtë shtrat ideor, Rrota lëvroi edhe në zhanrin e peizazhit dhe të portretit, duke trajtuar tema etnografike përmes paraqitjes ndër të tjera të shtëpive të moçme, të malësorëve dhe të kostumeve kombëtare.

Mes pikturave të tij, veçohen për popullaritet më të madh punimet “Te Pusi i fshatit” (1934) dhe “Portë në Shkodër” (1936). “Piktor i Merituar” (1961) dhe “Piktor i Popullit” (1999) ishin titujt postumë me të cilët u nderua Rrota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po shkruej për vedi e Shkodrën"

Simon Rrota : Të marrë e injorant ka gjithëkund


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët