MENU
klinika

Kryebashkiakia Cara i jep dhe dekoratë

Presidenti Erdogan vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”

17.01.2022 - 14:37

Presidenti Recep Tayip Erdogan është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”.

Ishte kryebashkiakia e Kurbinit, Majlinda Cara e cila i dorëzoi dekoratën, teksa i dhuroi dhe një dekoratë të dytë në emër të saj.

Cara shprehet se kjo dekoratë është për kontributin e Erdogan për procesin e rindërtimit në Laç.

“I nderuar President, Këshilli Bashkiak më datë 28.12.2021, akordon titullin më të lartë Qytetar nderi i Kuyrbinit. Me motivacionin për solidaritetin për kontributin e jashtëzakonshëm në rindërtimin. Zotit President gjatë një takimi të shkurtër përpara se të vinte këtu, i thashë se është qytetar nderi i Kurbinit përpara se të vinte këtu. Kjo është një pllakatë e vogël për emrin tim personal, për bujarinë tuaj. Kjo është nga kryetarja e bashkisë” – tha Cara.