Në një deklaratë për mediat Elisabeta Imeraj bëri me dije se Prokuroria ka evidentuar katër autorë që dyshohet të kenë gisht në skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.
Ajo bën me dije se të dhënat janë marrë nga një specialiste IT-je, e cila ia ka shpërndarë kolegut të saj, që i ka shitur te subjektet private.
“Janë kryer veprimet hetimore në mënyrë intensive, është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova.
Kemi arritur të zbulojmë dhe evidentojmë 4 autorë, ku dy prej tyre janë punonjës në Drejtorinë e Tatimeve, si punonjës IT-jë.
Specialisti i IT në Drejtorinë e Përgjithshëm i Tatimeve, duke patur aksesin në të dhënat personale, që konsistojnë në pagat e disa muajve, ka hyrë duke marrë këto aksese personale dhe i ka shpërndarë të kolegu i saj, i cili ka arritur që këto të dhëna t’ua shesë subjekteve private”, u shpreh ajo.