MENU
klinika

I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

06.01.2022 - 14:39

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Izet Haxhiaj akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili u qëllua me armë jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Siç raporton gazetarja Lala, avokati i Haxhisë ka kërkuar riçelje të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa është rrëzuar nga gjykata, dhe kjo ka bërë që Izet Haxhiaj të braktisë seancën në shenjë proteste.

Izet Haxhiaj u ekstradua nga Turqia në vitin 2018, ku nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.