MENU
klinika

Si i shpëtoi skanerit kontejneri me 119 kg kokainë?

Prokuroria merrr në pyetje doganierët Portin e Durrësit

06.01.2022 - 15:09

Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të doganierëve dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, nga ku u kalua kontejneri me 119 kg kokainë i kapur në Vaqarr.

Sipas News 24 hetuesit po marrin në pyetje punonjësit e portit për të kuptuar si kontejneri mundi të dilte i pastër gjatë kalimit në skaner, ndërkohë që gjatë kontrollit në magazinën ku ai ishte çuar për shkarkim në Vaqarr të Tiranës, iu gjet lënda narkotike.

NGJARJA

Sipas uniformave blu, kamioni me kontejnerin me banana ka kaluar transit në një port në Itali. Autoritetet italiane kanë konstatuar mungesën e vulës, dhe për këtë arsye ushtruan kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banana.

Pas kësaj, kontejneri është mbyllur dhe ripumblosur dhe më pas arriti në portin e Durrësit. Nga kontrolli në skaner, kontejneri ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti me destinacon magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës.

Përgjatë aksit Durrës – Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontenierin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontenierin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Për këtë situatë, përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Pas hetimeve, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve H. S., 63 vjeç dhe G. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, drejtues të automjeteve të firmës, dhe M. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin