MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse duhet të hamë çdo ditë të njëjtin mëngjes?

06.01.2022 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse duhet të hamë çdo ditë të njëjtin mëngjes

Mjeku: Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.

Personat të cilët hanë mëngjes kanë një metabolizëm më të shëndetshëm. Por çfarë duhet ngrënë dhe si ndikon ngrënia e të njëjtit ushqim çdo mëngjes.

Një ide e mire është të hash të njëjtin mëngjes çdo ditë. Sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra.

Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omëletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës. Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave, proteinat janë ato që duhet të konsumoni gjithmonë më shumë në mëngjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.