MENU
klinika

Basha flet për takimin me ambasadoren Kim

“Qëndrimi i SHBA është i qartë, thelbi te lufta ndaj korrupsionit”

29.01.2022 - 21:46

Në intervistën për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, kreu i PD Lulzim Basha komentoi edhe takimin e një dite më parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë” u shpreh Basha, ndërsa theksoi se lufta ndaj korrupsionit zuri një vend kryesor në bashkëbisedimin mes tyre.

Pjesë nga Intervista:

Pyetja: Zoti Basha, teksa iu pyeta për deklaratat e zotit Meta, doja t’iu pyesja pak edhe për ato të kryeministrit Rama. Dy ditë më parë, është shprehur ndaj jush se jeni pa legjitimitet politik. Keni vulën, por jo legjitimitetin politik. Çfarë komenti keni për këtë?

Lulzim Basha: Shiko, problemi i autokratëve është që ata e përfytyrojnë veten e tyre si zotër të vendit. Prandaj quhen autokratë, vetë-sundues po ta përkthejmë. Sundojnë vet. Nuk e kuptojnë që janë ulur apo duhet të ulen aty me votën e qytetarëve, jo të blerë, as të shantazhuar, as të manipuluar dhe t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve. Pra, e kujtojnë vendin pronën e tyre. Ata vendosin se kush do marri një pronë publike, ata vendosin se kujt i takon ta marrë pronën private mbrapsht e kujt jo. Ata vendosin postet, vendosin si të shpërndahen paratë e shqiptarëve, i risin taksat, çfarë bëjnë me taksat dhe po kështu mendon se ky, autokrati i Shqipërisë shpërndan edhe certifikatat e legjitimitetit. Njësoj si certifikatat e legalizimeve. Sikur ky do të vendosi nëse filani është legjitim e tjetri është jo legjitim. Është burim i mendësisë së një autokrati. Sigurisht që nuk është në dorën e Edi Ramës të shpërndajë certifikatat e legjitimitetit, por në vetvete ajo është një shprehje e qartë e dëshirës së Edi Ramës, që Partinë Demokratike, kryetarin e Partisë Demokratike, mos ta ketë përballë, por të ketë përballë ortakët e tij në “Trekëndëshi i Bermudës” në atë që e kam quajtur më përpara, grupi na bashkoi non-grata”. Pra, i flet subkoshienca, nuk është ai që përcakton legjitimitetit e opozitës. Nuk është ai që përcakton legjitimitetin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ka dëshirë ta bëjë dhe më këtë vetëm vetëdemaskohet. Së pari, si një autokratë, së dyti si një bashkëpunëtor të “Trekëndëshit të Bermudës”.
Pyetja: Pas këtyre deklaratave zoti Basha, u komentua edhe mbërritja në zyrën tuaj të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Yuri Kim. Çfarë prodhoi ky takim me të, cila është mbështetja që iu japin ju SHBA-të?

Lulzim Basha: Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies të shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nëpërmjet komunikimit të ambasadores dhe ambasadës dhe në bashkëbisedimin tonë, një pjesë e madhe e ka zënë lufta kundër korrupsionit i cili duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore nga vetë qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat. Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjeshtë figurinave, bishtit po të shkojmë deri te koka dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët apo aferat e tjera korruptive dhe të mos japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Të kemi institucione të pavarura të cilat u përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore që u ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen. Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore. Dhe raporti i Transparency International këtë thotë që burimi i korrupsionit është mungesa e një reforme të vërtetë zgjedhore dhe të kemi një proces…… ky mund të realizohet vetëm kur qytetarët arrijnë të zgjedhin me votën e tyre të lirë përfaqësuesit e tyre qendrorë dhe lokalë.