MENU
klinika

5.2 milionë euro për fazën e katërt të IPARD

Rama: Investoni për fshatin

12.01.2022 - 18:25

Hapet thirrja e katërt për financimin e projektve në fshat. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Të gjithë personat e interesuar të aplikojnë në faqen e azhbr.gov.al pasi do të mbështeten përmes programit europian IPARD.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e katërt për financimin e projekteve në fshat, përmes programit europian IPARD, për të gjithë ata që duan të investojnë në fushën e turizmit rural, ky është momenti! Klikoni në linkun www.azhbr.gov.al dhe investoni për fshatin dhe familjen tuaj. Ditë të mbarë të gjithëve.”shkruan Rama.

Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.

“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” ose siç njihet ndryshe “agroturizëm”, është një prej masave që do të vijojë të mbështesë programi IPARD II, në mbështetje të bujqësisë edhe në thirrjen e katërt të aplikimeve që është hapur më 10 janar e vijon deri më 25 shkurt 2022.

Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, për projekte që kapin vlerën e financimit me një minimum vlere 10 000 euro dhe maksimum investimi 400 000 euro, për ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese sipas modelit tradicional që ato kanë,në përputhshmëri me karakteristikat e zonës.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!