MENU
klinika

“Pjesë e tryezës më të lartë vendimmarrëse”

Rama publikon videon nga momenti i vendosjes së flamurit shqiptar në OKB

04.01.2022 - 21:35

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale momentin kur flamuri shqiptar vendoset pranë flamujve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rama shkruan mbi videon e publikuar se Shqipëria tanimë është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilën e quan si tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB
Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës