MENU
klinika

Çfarë parashikohet për të martën?

Reshje të dendura/ Meteorologët paralajmërojnë ciklon

30.01.2022 - 12:14

Më në fund kemi gjasa për përjetimin e një cikloni të mirëfilltë dimëror i cili në kombinim me lagështinë e Mesdheut dhe ajrin e ftohtë nga veriu pritet të na sjellë reshje të dendura bore gjatë “tranzicionit” mes Janarit dhe Shkurtit.

Cikloni pritet të lëvizë më ngadalë nga Deti Adriatik dhe Deti Jon në drejtim të Greqisë duke na “furnizuar” me reshje të dendura bore të cilat priten në shumë pjesë të rajonit tonë duke filluar nga Kosova, veriu i Malit të Zi, pjesët kontinentale të Shqipërisë, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia Veriore.

Sot në në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me ngrica në shumë vende

Edhe të hënën na pret mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në mbrëmje shtim i madh i vranësirave dhe reshje shiu në Shqipëri e bore në Kosovë. Reshje bore priten edhe në viset kontinentale të Shqipërisë si në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të vendit. Në viset tjera reshje shiu. Gjatë natës e sidomos në mëngjesin e së martës në Kosovë dhe veri të Malit të Zi priten reshje të dendura bore. Reshje bore priten gjatë së martës edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe normalisht në veriun e Malit të Zi.

Të martën na pret ditë e vërtetë dimërore me reshje bore. Pasdite vonë reshje do të pushojnë gradualisht. Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në disa vise në Shqipëri ku bora është fenomen i rrallë, por në përgjithësi në viset mesdhetare dhe ultësirat e Shqipërisë perëndimore nuk priten reshje bore.