Rita Ora aktualisht ndodhet në Australi. Krahas angazhimeve profesionale, ylli i muzikës pop po kalon kohë me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin thuhet se po fejohet. Mediat e huaja raportuan se këngëtarja mund të ketë marrë një propozim gjatë sezonit festiv.
Burimet pranë tyre janë shprehur se ata janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. “Nga ajo që ka thënë Rita, ai është i vetmi për të. Asnjë nga shokët e saj nuk do të habitej nëse ai do t’ia shtronte pyetjen së shpejti”, u shpreh një burim për gazetën britanike The Sun.
Së fundmi, Rita ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Bukuroshja me origjinë shqiptare është fotografuar me flokët e kapura ku në njërën anë i ka lyer në një nuancë jeshile. Ajo mban veshur një fustan të zi të ngushtë, të cilin e ka kombinuar me vathë dhe aksesorë në duar në të njëjtën nuancë me flokët.