MENU
klinika

“Soy Georgina”

Seriali i partneres së Ronaldo po bën namin në Netflix!

30.01.2022 - 14:12

Të gjithë e njohin dhe të gjithë flasin për Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo.

Jeta e saj ndryshoi tërësisht kur ajo u njoh me futbollistin, teksa u shkëmbyen së bashku në hyrjen e dyqanit “Gucci” ku Georgina ishte shitëse.

Mes tyre kishte një shkëndijë që herën e parë që u panë, ndërsa emocionet nisën në takimet e tjera. Gjithçka si në filma!

“Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”- është shprehur Georgina, e cila ndryshimin e jetës së saj që nga lidhja me futbollistin e ka rrëfyer në serialin e saj në Netflix, “Soy Georgina” (Jam Gerogina).

Ky serial u lançua në Netflix më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët.

27 vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.

Pjesa më e madhe e ditës së saj kalon me fëmijët, Cristiano Junior dhe tre vogëlushët Alana, Eva dhe Mateo.

Shumë shpejt, ata do të bëhen gjithashtu prindër të binjakëve dhe familja e tyre do të rritet sërish, pasi Georgina është në pritje të ëmbël.

Të gjithë atyre që janë kuriozë për jetën si në përralla të Georgina-s, i sugjerojmë të shohin “Soy Georgina”.