MENU
klinika

Reagimi

SHBA sanksione ndaj Dodik, ambasada amerikane në Tiranë: Përgjigje ndaj kërcënimeve

05.01.2022 - 21:45

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.

Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur me të televizionit “Alternativna Televizija doo Banja Luka”, siç njoftoi Departamenti.

Ndërkohë një reagim lidhur me këtë rast ka pasur edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila shkruan se kjo është një përgjigje kundër kërcënimeve të vazhdueshme të tij ndaj stabilitetit.

“Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH.” shkruan Ambasada.