MENU
klinika

Fluks më i lartë në dalje në Qafë Botë

Shifrat/ Shqiptarët zgjedhin ta festojnë Vitin e Ri jashtë

03.01.2022 - 13:39

Lëvizje të udhëtarëve në këto ditë të para të 2022-shit janë shënuar dhe nga Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës por edhe nga Porti i qytetit në Sarandë.

Sipas burimeve zyrtare nga data 1 janar 2022 e deri tani përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Botës kanë hyrë 827 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 1694 shtetas. Kjo tregon se shumë shqiptarë kanë festuar jashtë vendit.

Ndërkohë të shprehur në shifra në vendin tonë përmes Qafë Botës kanë hyrë 946 shtetas të huaj dhe kanë dalë 1362 shtetas. Gjithashtu kanë hyrë dhe dalë 1834 mjete.
Ndërsa nga Porti i qytetit vihet re se nuk ka pasur shumë lëvizje. Për periudhēn 1 janar 2022 deri sot kanë hyrë 44 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 32, ndërsa kanë hyrë 21 shtetas të huaj dhe kanë dalë 25 shtetas.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë