MENU
klinika

Rëndësia e investimit

Shqipëria dhe banka gjermane nënshkruajnë marrvëveshjen për rehabilitimin e HEC Fierzë

29.01.2022 - 10:56

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me bankën gjermane për investim KFW për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministers së Energjitikës Belinda Balluku, ambasadorit të BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorit gjerman Peter Zingraf, ndërkohë që parashikon rehabilitimin e plotë të gjeneratorëve të katër turbinave në Hidrocentralin e Fierzës, i cili pritet të forcojë kapacitetet menaxhuese të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, veçanërisht si ofrues energjie në tregun shqiptar të energjisë dhe në rajon.

Ministrja Balluku u shpreh se ky investim është tejet i rëndësishëm, duke patur parasysh krizën energjitike me të cilën po përballet e gjithë bota.

“Kjo krizë ka prekur dhe Shqipërinë dhe padyshim situata e krijuar dihet tashmë. Javët e fundit kemi qenë në komunikim me qytetarët tanë pasi sasia energjetike që tregu ka kërkuar është diku 90 % më e lartë se ajo zakonisht kërkon. Pra nga 14 mijë megavat/orë kemi arritur ditë e fundit në 20 mijë megavat-orë, sigurisht për shkak të të ftohtit, por dhe të rifillimit të jetës së postpandemisë”, u shpreh Balluku.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca u shpreh i kënaqur me këtë investim që shton kapacitetet e Fierzës.

“Do të sigurohet furnizimi me energji për më shumë se 200 mijë familje. Një kontribut konkret i BE-së përmes grantit prej 8.35 milionë Euro, për të përforcuar sigurinë energjetike të Shqipërisë. Rehabilitimi i Fierzës është i një rëndësie strategjike për Shqipërinë dhe rajonin. Një projekt i rëndësishëm i përzgjedhur nga Plani Ekonomik i Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe një pikë kyçe në kontributin për të përmbushur Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.