MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon kafja në shëndetin e njeriut?

05.01.2022 - 10:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon kafja në shëndetin e njeriut?

Mjeku: Kafja, pas ujit, është pija më e konsumuar dhe është burimi kryesor i konsumit të kafeinës tek të rriturit. Kafja është një pije komplekse që përmban qindra komponime biologjikisht aktive, dhe efektet shëndetësore të marrjes kronike të kafesë janë të ndryshme. Nga pikëpamja kardiovaskulare, konsumi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit mellitus dhe hipertensionit të tipit 2, si dhe kushteve të tjera që lidhen me rrezikun kardio-vaskular siç janë obeziteti dhe depresioni; por mund të ndikojë negativisht në profilet e lipideve në varësi të mënyrës së përgatitjes së pijeve.

Pavarësisht, të dhënat në rritje sugjerojne që konsumi i zakonshëm i kafesë është i dobishëm në lidhje me rreziqet e një shumëllojshmërie kardio-vaskulare, përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, aritmitë dhe atakun kardiak.

Për më tepër, studime të mëdha epidemiologjike sugjerojnë që pirësit e rregullte të kafesë kanë te zvogëluara rreziqet e vdekshmërisë, si kardio-vaskulare dhe nga të gjitha shkaqet. Përfitimet e mundshme përfshijnë gjithashtu mbrojtjen ndaj sëmundjeve neuro-degjenerative, kontrollin e përmirësuar të astmës dhe rrezikun më të ulët të sëmundjeve gastrointestinale. Një konsum i përditshëm prej 2 deri 3 filxhanë kafeje duket të jetë i sigurt dhe shoqërohet me efekte te dobishme për shumicën e problemeve shendetesore . Sidoqoftë, shumica e të dhënave mbi efektet shëndetësore të kafesë bazohen në të dhëna vëzhguese, dhe ne shumë pak studime të kontrolluara dhe kesisoj asociimi nuk vërteton shkakun.

Në vazhdim, avantazhet e mundshme të konsumit të rregullte të kafesë duhet të vihen perballe edhe ndaj rreziqeve të mundshme (të cilat kryesisht lidhen me përmbajtjen e saj të lartë të kafeinës) duke përfshirë ankthin, pagjumësinë, dridhjen dhe palpitacionet, si dhe humbjen e eshtrave dhe ndoshta rrezikun e shtuar të frakturave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.