MENU
klinika

Një ditë pas protestës së dhunshme të Berishës

Si paraqitet situata në selinë e PD

09.01.2022 - 12:02

Një ditë pas protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha, kjo është panorama në selinë e PD-së. Xhama të thyer dhe dyer të shqyera.

Makinat që ndodhen në oborrin e selisë së PD duken qartë të dëmtuara. Një pjesë prej tyre kanë të dëmtuar xhamat. Ndërkohë disave të tjera iu janë shpuar gomat nga protestuesit. Parkimi i automjeteve para selisë , u përdor si strategji nga PD për të mos lejuar grumbullimin e protestuesve, por duket se protestuesit nuk i kanë marrë parasysh. Hyrja e selisë e tregon qartë çfarë ka ndodhur një ditë më parë, dyert dhe dritaret janë të thyera dhe të shkatërruara.

Gazetari Osman Stafa ka treguar hap pas hapi pamjet nga selia e PD. Ai tha se janë dy dyer të përforcuara në katin e parë, në korridorin e majtë që nuk kanë mundur të thyhen dot nga protestuesit. Ndërkohë që është thyer dera e përforcuar që të çon në kat të dytë.