MENU
klinika

Rrëfen Adriana Matoshi

Si reaguan prindërit e të dashurit 20 vite më të ri?

20.01.2022 - 14:50

Në emisionin e djeshëm të “Goca dhe Gra” ishte e ftuar deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi.

Ajo ka folur gjatë rreth karrierës së saj si dhe jetës personale, përfshirë kështu sfidat dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë.

Aktorja ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj Keith Groeneveld kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit.

Adriana tha se ata ishin stepur, për shkak se nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë. Megjithatë, ai ndoqi ëndrrat e tij duke ecur përpara. Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord.

“Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij. Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain