MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që vuaj nga koliti?

11.01.2022 - 16:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj që vuaj nga koliti?

Mjeku:. “Në moshat adulte prek 1 deri në 10 persona në seksin femër. Ky sindrom karakterizohet nga dhimbje të vazhdueshme të barkut një ditë në javë por në fazënn akute bëhet dhe e përditshme. Lokalizohet në pjesën e përparme të barkut por në fazat akute kalon dhe në shpinë.

Shoqërohet me fryrje dhe gazra të shtuar pas ngrënies, me alternime të jashtëqitjes. Kur diarreje apo konstipacioni bëhet i konsiderueshëm gjendja bëhet shqetësuese. Ekzaminimi i parë është kolonoskopia nëse kemi vetëm një dëmtim të funksionit të zorrës, çarje të pjesës së anusit që shoqërohet me hemorragji.Në këto raste personi shkon te mjeku por kur kemi një diarre kronike, që mund të jetë dhe shprehje e masave malinje të zorrës, duhet bërë kolonoskopia nëse kemi të bëjmë me një zorrë të irritueshme apo masat malinje të zorrës”

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.