MENU
klinika

Hapat që duhet të ndiqni

Si të aplikoni nga telefoni për kolaudimin e makinës

05.01.2022 - 19:33

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar hapat si mund të aplikoni online nga telefoni për kontrollin teknik të makinave duke shmangur radhët e gjata. Sistemi i ri ofrohet tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, ku qytetarët mund të rezervojnë për kontrollin e mjetit të tyre.

Postimi i plotë:

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit

Hyni përmes faqeve:

www.e-albania.al

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #AKSHI

#AutomotorizimiShqiptar