“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Simptoma të ankthit që mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera
Mjeku: A keni pasur sulme ankthi në të shkuarën? Atëherë, ju e dini se simptomat e tij mund të jenë mjaft shqetësuese, veçanërisht për faktin se disa prej tyre mund të bëjnë t’ju duket sikur po kaloni një atak në zemër ose një sulm astme. Dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz i frikësohen një sulm të afërt ankthi, i cili sipas ekspertëve është diçka që e nxit më shumë atë.
Për shkak se disa nga simptomat e një sulmi ankthi mund të jenë të ngjashme me ato të gjendjeve të tjera shëndetëosre,, duke përfshirë ato shumë serioze, është shumë e rëndësishme që të kontrolloheni imtësisht nga mjeku juaj. Pasi t’ju jepet një rezultat i plotë i check up-it, mund të jeni plotësisht të sigurt se ajo çka po përjetoni është thjesht një sulm ankthi dhe jo diçka që mund t’ju vrasë.
Më poshtë janë disa nga simptomat e një sulmi ankthi që zakonisht ngatërrohet me kushte të tjera:
Dhimbje gjoksi
Padyshim, të përjetosh dhimbje gjoksi është diçka e tmerrshme sepse të gjithë e dinë që aty është zemra. Për shkak se ky mendim ka shumë gjasa të shfaqet në mendjen e dikujt që po përjeton një sulm ankthi, mund ta përkeqësojë ndjeshëm situatën. Duke mbajtur në mend se dhimbja e gjoksit që përjetohet nuk është për shkak të një ataku kardiak, mund të ndihmojë shumë në zhdukjen e ankthit.
Palpitacione
Mund të jetë shqetësuese të ndjesh se zemra jote po rreh fort, po del vendit ose nuk po rreh siç duhet. Dhe kjo është arsyeja pse rrahjet e zemrës dhe ankthi nuk janë një kombinim i mirë. Njëra mund të shkaktojë tjetrën–ju mund të keni një sulm ankthi sapo të përjetoni palpitacione ose anasjelltas. Nëse nuk keni asnjë problem me zemrën, palpitacionet janë ‘beninje’. Ju mund t’i përjetoni nëse po bëni ushtrime fizike, ose thjesht po pini një filxhan kafe. Ju mund t’i përjeton gjithashtu nëse jeni shumë të stresuar ose nervozë.
Frymëmarrje të shkurtra
Kur keni një sulm ankthi, gjoksi mund të ndihet i ngushtë, gjë që mund t’ju pengojë të merrni frymë plotësisht.
Ndjenjë të fikëti
Një nga simptomat më të pakëndshme të sulmeve të ankthit, sipas atyre që i përjetojnë , është ndjenja se po ju bie të fikët. Problemi me ndjenjën e të fikët për shkak të ankthit është se shpeshherë diagnostikohet gabimisht si migrenë ose marrje mendsh dhe kjo nuk do ta bëjë problemin të largohet sepse shkaku i vërtetë nuk është ai me të cilin trajtohet.
Krahë dhe këmbë të dobët
Gjatë një sulmi ankthi, krahët dhe këmbët tuaja ndihen të dobëta. Ndonjëherë mund të ndjejnë të ftohtë dhe gjithashtu kanë ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje dhe djersitje. Megjithatë, të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të sulmit të ankthit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.