MENU
klinika

“Temperatura deri në -9 gradë”

Sinoptikania: Ja qytetet më të ftohta këtë janar

12.01.2022 - 18:00

Muaji janar do të rikthejë ditë e ftohta, tipike për stinën e dimrit. Pavarësisht se dhjetori ishte karakterizuar me mot më të ngrohtë, ky fillim vit do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Sinoptikania Lajda Porja në një prononcim për News24 thotë se temperaturat do të arrijnë deri në -9 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore ndërsa në kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.

Sipas saj, shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara, do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat.

Lajda Porja thotë se nuk do ketë shumë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.

Piku temperaturave të ulta do jenë dita e enjte dhe e premte, ndërsa e diela sjell një përmirësim gati të pandjeshëm. Porja sqaron se kjo situatë do jetë të paktën deri në mesin e javës tjetër.