MENU
klinika

"Ik nga selia me të mirë…"

Sot skadon ultimatumi i Berishës për Lulzim Bashën

05.01.2022 - 10:27

Sot, më 5 Janar 2022, është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Sali Berishës, i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë nga zyra.

Më 23 Dhjetor 2021, nga selia blu Komisioni i Rithemelimit i kërkoi Lulzim Bashës që të dorëzojë detyrën dhe të lirojë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.

Përmes një letre, që iu dërgua edhe kryedemokratit Lulzim Basha, këtij të fundit iu kërkua që të respektojë vullnetin e anëtarësisë së demokratëve që votuan në referendumin e 18 Dhjetorit.

Por Lulzim Basha reagoi po atë ditë duke injoruar këtë afat të vendosur.

Ndërsa, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD dhe Sali Berisha kanë paralajmëruar protestë përpara selisë së Partisë Demokratike të shtunën më 8 Janar në rast se Lulzim Basha nuk largohet nga zyra.