MENU
klinika

Të "çmendur" pas sulmuesit shqiptar

Southampton 30 mln euro për Brojën, sheikët 40 mln

26.01.2022 - 12:47

Oferta të çmendura për Armando Brojan, që po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë Premier League me fanellën e Southampton.

“TuttoMercatoWeb” shkruan se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Angli, ku vetë Southampton ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Në drejtim të Chelsea ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku vjen nga sheikët e Newcastle, që kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro.

Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojnë se çfarë të bëjë në verë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ofertat për mbrojtësin e Kombetares

Një tjetër klub i Serie A kërkon Kumbullën