MENU
klinika

Çështja Tahiri

SPAK kërkon 12 vjet burg për ish-ministrin

31.01.2022 - 14:48

SPAK ka kërkuar 12 vite 7burg për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri. Prokuroria e Posaçme kërkoi po ashtu 12 vjet burg për Jaeld Çelën.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.