MENU
klinika

“Do vritet një deputet”

Spartak Braho përfundon në SPAK

28.01.2022 - 13:24

Spartak Braho ka përfunduar në prokurorinë e posaçme, për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

Ka qenë Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike që ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos.

Ka qenë deputeti Flamur Noka i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, kërkesë partinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes. Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal