MENU
klinika

Qarkullimi i makinave bëhet normalisht

Stuhi dhe reshje bore në Dibër

10.01.2022 - 16:27

Mëngjesin e kësaj të hëne  në Dibër kanë  nisur shenjat e borës.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se reshjet janë me intensitet të ulët dhe kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare.

Në lartësi mbi 800 metra trashësia e borës arrin në 10 cm, por rrugët janë të kalueshme .Ndërkohë dhe pas stuhive të herë pas hershme dhe reshjeve të borës, në Rrugën e Arbrit në qafën e Murrizit në rrugë nuk ka shtresë bore dhe qarkullimi vijon normalisht.

Ndërkohë në orët në vijim reshjet pritet të shtojnë intensitetin, ndaj policia kërkon që drejtuesit e mjeteve që nisen drejt Dibrës të kenë gomat e dimrit dhe të përdorin mjetet anti rrëshqitëse, zinxhirët.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika