MENU
klinika

Tronditet Tirana

Të shtëna me armë në “Don Bosko”, ndërron jetë një person, plagosen rëndë 3 të tjerë

04.01.2022 - 18:36

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Për pasojë raportohet se ka ndërruar jetë 1 person, ndërkohë që 3 të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Fokus”, ku dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri tjetrin, teksa kanë përdorur edhe armët. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me automjet në drejtim të Laprakës.