MENU
klinika

Sugjerimi i deputetit

“Themeluesit e BioNTech të shfaqen në kartëmonedhat euro”

02.01.2022 - 17:17

Një anëtar i Parlamentit Evropian i ka sugjeruar Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të dielën që themeluesit e kompanisë farmaceutike, BioNTech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci të bëhen pjesë në dizajnin e ti për kartëmonedhat euro që do të ndryshojnë vitet e ardhshme. Politikani gjerman i Demokratëve të Lirë (FDP) Moritz Korner ishte i pari që bëri sugjerimin.

“Puna e tyre ka shpëtuar jetën e miliona evropianëve. Figura të rëndësishme evropiane si çifti themelues i BioNTech Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci duhet të printohen në kartëmonedhat e reja të euros,” -tha Korner.
“Trajektorja e jetës së tyre është një histori mbresëlënëse për integrimin, përparimin, sipërmarrjen, përsosmërinë shkencore dhe potencialin e një shoqërie të hapur emigrantësh,”- shtoi ai.

Më 1 janar 2002, kartëmonedhat kesh u prezantuan si monedha zyrtare e Eurozonës, një moneshë që aktualisht përdorin 19 nga 27 shtetet anëtare të BE-së. Njëzet vjet më vonë, BQE-ja nisi një proces për ridizajnimin e kartëmonedhave .

Publiku do duhet të ketë fjalën e tij në këtë proces ridizajnimi të euros.

Qytetarët evropianë do të anketohen dhe do të formohet një grup këshillues i balancuar me kujdes me anëtarë nga secili prej 19 shteteve të Eurozonës. Megjithatë, do të kalojnë shumë vite para se të vendoset një dizajn i ri.