24.01.2022 - 08:57
Zyrat e Bashkimit Evropian në Bruksel janë bërë shënjestër e sulmeve të protestuesve, të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka pozuar para një xhami të thyer të institucionit.
“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter