MENU
klinika

Shënohen 3% më pak raste se një javë më parë

Thyhet kurba e infektimeve në botë

30.01.2022 - 18:13

Ka nisur të thyhet kurba e përhapjes së Covid në mbarë botën. Java e fundit ka shënuar për herë të parë vlera negative të infektimeve të reja krahasuar kjo me javën pararendëse.

Sipas të dhënave të Worldometers në 7 ditët e fundit infektimet me Covid në mbarë botën kanë rënë me 3 për qind në raport me javën e shkuar. Por vala e infektimeve duket se ia ka lënë vendin tashmë valës së fataliteteve, të cilat këtë javë në rang global u rritën me 14 për qind.

Rënien më të madhe të përhapjes së virusit e kanë shënuar shtetet e bashkuara të Amerikës, të cilat kanë raportuar 32 për qind më pak infektime se në javën pararendëse. Ndërkohë që sa i përket fataliteteve ato janë rritur me 10 për qind.

Europa paraqet një situatë të ndryshme nga trendi global, pasi ka raportuar një rritje me 11 për qind të infektimeve dhe një rënie situatë thuajse të njëjtë të fataliteteve.

Duket se tek të dhënat për Europën ka ndikuar shumë situata në Rusi, ku numri I infektimeve është rritur me 111 për qind dhe Gjermania që ka një rritje me 47 për qind.

Në rang global gjatë kësaj jave u regjistruar rreth 22 milionë raste të reja dhe afro 63 mije humbje jete.