MENU
klinika

"Kush s’vaksinohet deri më 31 Mars..."

Ultimatumi i ministrit grek për bluzat e bardha

31.01.2022 - 12:22

Ministri i Shëndetësisë në Greqi Thanos Plevris ka paralajmëruar mjekët dhe infermierët e pezulluar nga puna se nëse nuk do të marrin vaksinën deri më 31 Mars do të përjashtohen nga sistemi shëndetësor.

“Koronavirusi na ka befasuar negativisht, ndaj duhet të jemi të përmbajtur”, theksoi ai.

Duke folur për SKAI, Plevris deklaroi se do të përjashtohen të gjitha ata që hezitojnë të marrin vaksinën deri më 31 Mars. “Ata punëtorë shëndetësorë që nuk janë vaksinuar deri më 31 mars, të mos ofrojnë shërbime në sistemin shëndetësor”, tha ai.

“Ligji për pezullimin thoshte se nëse nuk i keni bërë të treja dozat do të pezulloheni. Ky ligj nuk ka ndryshuar. Pra për momentin dikush që nuk ka marrë dozën përforcuese nuk është i pezulluar. Ka një shtyrje deri më 31 Mars të afatit për ata që nuk e kanë bërë vaksinën.

Unë si ministër i Shëndetësisë e kam deklaruar sepse dua të jemi plotësisht i hapur që qëndrimi është ky. Ata që nuk janë vaksinuar deri më 31 Mars nuk do qëndrojnë më në vendin e punës”.

Ai shtoi se 96% e punonjësve në sistemin shëndetësor janë vaksinuar ndërsa shtoi se nga data 7 shkurt ata që nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinimit do të konsiderohen të pavaksinuar.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi