MENU
klinika

Infektimet me koronavirusin boshatisin auditorët!

Universitetet me kapacitet të reduktuar, rikthehen online

21.01.2022 - 11:58

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat e sistemit parauniversitar për tri ditë për shkak të temperaturave tejet të ulëta ka ngjallur pakënaqësi në auditorë, të cilët ashtu si shkollat duhet të zhvillojnë leksione e seminare në temperatura nën zero.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë pakënaqësish nga ana e tyre, duke kërkuar që të trajtohen njëlloj dhe se ndodhen në të njëjtat kushte ngrohjeje, si dhe shkollat.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, COVID-19 dhe situata e rënduar gripale ka përgjysmuar auditorët. Një pjesë e mirë e profileve po zhvillohen online, me infektimet e përhapura në masë, shpesh te studentët, por edhe nga ana e pedagogëve.

Me pak fjalë, mësimdhënia ka kaluar detyrimisht në skenarin e radhës, ndonëse pa një urdhër të komunikuar nga ana e titullarëve. Vala e rënduar e pandemisë që kaploi mbarë vendin, veçanërisht pas periudhës së festave u reflektua edhe në mjediset e fakulteteve.

Një pjesë e mirë e të rinjve janë paraqitur me shenja tipike të COVID-19.

“Jam me grip, nuk e di sa mungesa kam bërë në shkollë. Megjithëse jam vaksinuar, kam bërë testin PCR dhe kam ardhur në shkollë se të ngelin këta”, thonë të rinjtë para kamerave.

Edhe pse vetë studentët tregojnë se pjesa më e madhe e tyre janë paraqitur fizikisht në mësim, ka pasur disa raste infektimesh të të rinjve, si dhe të stafit akademik. Për këtë arsye, është parë e nevojshme që disa lëndë të zhvillohen në distancë.

“Po, dje na mungonte një pedagog, bëmë mësim online. Na shqetëson situata. Shpresojmë të mos rriten më shumë infektimet”, shprehet një student i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Në nisje të këtij viti akademik, studentëve iu kërkua karta e vaksinimit për të hyrë në auditorë. Kontrollet zgjatën për pak kohë, teksa sot studentët mjafton të kenë maskën për të hyrë në fakultet.

Shifrat e vaksinimit të studentëve mungoi nga autoritetet dhe e vetmja e dhënë e bërë publike nga autoritetet zyrtare është se rreth 30% e moshës nga 18- 24 vjeç janë vaksinuar.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye