MENU
klinika

"Unë shpohem po të më nxjerrë Iliri"

Video/ Donaldi bën deklaratën e fortë

03.01.2022 - 14:01

Në spektaklin e djeshëm Iliri u zgjodh i preferuari i publikut e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos.

Pra mund të zëvëndësonte veten me një nga banorët dhe fillimisht nuk e bëri, pasi kuptoi se mund ta hiqte Sarën që ishte në nominim dhe dëshironte të vendoste përballë vetes Donaldin.

Arbana i tha se kjo gjë nuk është e mundur, pasi ka të drejtë të heqi vetëm veten dhe ai vendosi Dagz-in me Sarën në nominim.

Këtë situatë Donaldi nuk e ka përtypur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz-in në oborr.

“Dua dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë shpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë shpohem o shpohem nga inati”,- tha Donaldi.

Nuk është hera e parë që Donaldi ka bërë deklarata të tilla disi shqetësuese dhe që nuk janë komentuar aspak mirë në publik, pavarësisht se faqja zyrtare e “BB VIP” nuk i ka nxjerrë dhe as nuk janë diskutuar në live show.

Në një bisedë me Einxhel ai tha se do vriste veten po ta fitonte Iliri, e ndryshe nga ai Einxhel tha se do i thoshte ta gëzonte.