Mbërrin Viti i Ri 2022! Një vit i ri me urime për më shumë mbarësi, begati e shëndet për të gjithë shqiptarët! Ky ndërrim viti, u prit me festime dhe fishekzjarrë në qytetet e vendit, ndryshe nga viti i kaluar, ku u festua nën karantinë dhe ore policore. Ndërkohë dy foshnjet e para që erdhën në jetë për Vitin e Ri 2022 janë djem, Akid dhe Aiden!
Qielli i Tiranës u ndriçua në ndryshimin e viteve nga spektakli i fishekzjarrëve në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa dhjetëra qytetarë u mblodhën të shikonin magjinë e dritave në ajër. Bashkia e Tiranës, nga ana tjetër kishte organizuar një koncert, ku këngëtarët e njohur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj ndezën skenën.Edhe në qytete të tjera të vendit, viti i ri u prit me spektakël fishekzjarrësh, me urimin dhe më dëshirën për një vit më të mbarë e të begatë. Megjithëse ende përballemi me pandeminë e koronavirusit dhe kërcënimit e përhapjes së variantit të ri Omicro, sonte restorantet hapën dyert edhe për qytetarët.