01.01.2022 - 12:42
Ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë në qytetin e Fierit.
Bëhet fjalë për një djalë i cili ka lindur në orën 00:05.
Mësohet se ai peshon 3,150 gramë dhe gëzon shëndet të plotë. Dr. Teuta Mone, gjinekologe dhe Dr.Alberina Valle neonatolloge kanë thënë se Vojsava Begaj nga Fieri ka kryer një lindje normale duke sjellë në jetë fëmijën e parë të këtij viti në Fier, dhe femijën e tretë të saj.