MENU
klinika

Momenti pikant që u komentua

Xhemi feston ditëlindjen, Arbana i nxjerr një video urimi

04.01.2022 - 13:26

Moderatorja Xhemi Shehu ka sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga mikja e saj e ngushtë, Arbana Osmani.

Kjo e fundit ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të momenteve të tyre më të bukura.

“Gëzuar ditëlindjen Chemi im, më mungon dhe të dua shumë”, shkruan Arbana.

Mes këtyre momenteve, në video shihet Xhemi teksa përpiqet të hedhë nga gota në shishe verën që i kishte mbetur dhe Arbana që “mban” ballin me dorë për gjestin e shoqes së saj.


“e pra ta marrin vesh te gjithe qe ca me tepron, e marr ne shtepi. të dua pana”, shkruan Xhemi.

Dy shoqet kanë një mënyrë interesante se si e quajnë njëra-tjetrën edhe në rrjetet sociale, Chemi dhe Pana.