MENU
klinika

Rriten sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë

Zelenskiy: Nuk na frikëson asnjë ushtri!

01.01.2022 - 19:38

Kur u mendua se konflikti po shuhej, befas rriten tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Madje ka qenë vetë presidenti Volodymyr Oleksandrovych Zelenskyy, që në fjalën e fundvitit, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.