MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Zgjedhjet e 6 marsit, paraqet kërkesën në KQZ për t’u regjistruar partia e parë

28.01.2022 - 12:25

Ka paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit partia e parë politike.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raporton sot se ka kërkuar të regjistrohet në zgjedhje Partia Kristian Demokrate, me kryetar Dhimitër Musliu.

Në dokumentin që KQZ shpërndan për media thuhet se PKD kërkon të marrë pjesë në të gjashta bashkitë, që do iu nënshtrohen zgjedhjeve më 6 mars për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, siç janë Dibra, Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja.
  • foto galeri
  • foto galeri