MENU
klinika

Afera

A do të hetohet Rama për inceneratorët? Zheji: Peshku qelbet nga koka

14.02.2022 - 17:08

Analisti Artur Zheji teksa ka komentuar aferën e inceneratorëve, analizoi edhe rolin e kryeministrit Edi Rama dhe faktit nëse ky i fundit do të hetohet apo jo. Ai tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se pas çdo investigimi, Rama thotë se faji është i mediave.

Ndërkohë, gazetari i Birn, Gjergj Erebara tha se e keqja është trashur kaq shumë me këtë histori, duke shtuar se kryeministri është i rrezikuar, ndaj bën avokatin për inceneratorët.

Zheji: Do më vinte keq nëse do ishte e vërtetë. S’ka pse zoti Vasili të bëjë shqetësim diçka që nuk është e vërtetë (denoncimi për kërcënimet ndaj Briseida Shehajt’. Denoncimet publike në kohë fushate duhet të shoqërohen me akuza të drejtpërdrejta. Nëse zonja Shehu e di se kush është kërcënuesi, nëse është person me fytyrë dhe emër, e mira do të ishte që këta njerëz të bëhen publikë dhe të shkohej pas këtij hapi në prokurori. Solidariteti është i plotë, por forma e veprimit të denoncimit mbi një kërcënim duhet të konkretizohet.

Pyetje: A duhet të hetohet Rama?
Zheji:
 Ai është kryeministri i Shqipërisë. Ai merr nderet dhe qokat qeveritare. Sa më shumë preferencial të jetë ai, ai është njeriu që krijon kushtet dhe parakushte për standardet zgjedhore. Më pas atë e ngarkojnë dhe më përgjegjësi maksimale. Peshku qelbet nga koka. Uji lart kullon i pastër, por turbullohet poshtë. Por varet se kë do marrim nga këto fjalë. Mos është Rama viktimë e një mashtrimi që ndodhin poshtë tij? Ne e dimë se kjo është praktika e tij kur distancohet nga ngjarje të tilla. Ai bën atë ampokiimin dhe e pret si ‘gjymtyrë’ mëkatarin dhe trungu i pastër i partisë vazhdon punën e vetë. Ai pas investigimeve, thotë që ‘media kazani’.

Erebara: Nuk e di sa është pjesë e listës, por është avokati i madh i inceneratorëve, jo vetëm i konceptit. Por është dhe avokati i personave e që janë në arrati. Për këtë duhet të japë përgjigje vetë kryeministri. E keqja është trashur kaq shumë me ketë histori, sa dhe Rama ndihet i rrezikuar me këtë histori deh të jetë avokat i kësaj pune.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Pas Lefter Kokës, Rama po bën gati kurbanin e radhës”

Basha: U vodhën 430 mln euro nga afera e inceneratorëve