MENU
klinika

Caktohet seanca e radhës

A do të lirohen ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë?

05.02.2022 - 11:40

Seanca e radhës ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është caktuar të mbahet në 24 Mars 2022. Ndërkohë, mbrojtja ka kërkuar që më 22 Shkurt të mblidhen për çështjen e mbajtjes në paraburgim të tyre.

Por gjyqtari Nicolas Guillou ka thënë se vendimi do të merret më pas për këtë.

“Do të takohemi përsëri më 24 mars dhe do t’iu informoj nëse do të mblidhemi për seancën më 22 shkurt pasi të marr parashtrimet me shkrim të të gjitha palëve”, tha Guillou.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.