Presidenti Ilir Meta, gjatë një intervistë të dhënë në “ReportTv” në emisionin “Kontrast” të gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se nuk pranon një mandate të dytë në detyrën e kryetarit të shtetit.
“Mandati im i dyte ne Krye te Shtetit, ndoshta pas 25 vitesh”, kështu ka thënë më tej Meta” ndërsa ka shtuar: Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur as materie dhe as arsye për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Procedurat e jashtëligjshme dhe të falsifikuara nga administrata e Parlamentit si dhe numri prej 122 deputet të Kuvendit, e bënte nul gjithë këtë proces. President i Republikës, që nga periudha që është zgjedhur, nga 5 vjet që ka mandatin, në 3 vite ka qenë nën hetim. Arsyeja dihet, sepse në krye të kësaj regjie për kapjen e shteti është vetë zoti Rama. Burimi i tensionit ne vend nuk ka qene asnjëherë Presidenti i Republikës. Në kushtet kur rendi kushtetues, pluralizmi politik dhe vota e lire vihen ne pikëpyetje, unë nuk mund te qëndroja dhe as te qëndroj indiferent.”